Festohet në Itali ,me ngjyra folkloritike njëqind vjetori i Nënë Terezes!

Viva World, në “Festivalin internacional të të rinjëve” në bashkëpunim me shoqatën shqiptare “Scanderbeg” dhe Bashkine e qytetit te Parmes, festojne me ngjyra folkloritike njëqind vjetorin e Nënë Terezes!


(Langhirano 29 qershor – Parma 31 qershor,qytete dhe data që mikpritën grupin e Gjiorgjisë, Rusisë dhe Shqiperisë në këtë festival ngjyrash dhe kostumesh.)

“ 27 vite histori, si fillim grupi “Vivaword” u quajt “ Barilla”, i krijuar në Piancenza, me motivim sportiv dhe më vonë edhe artistik” thote Carlo Devote entuziast.

Një eksperiencë e veçantë e folklorit popullur, të vendeve që janë të ftuara, një herë në vit në zonën Emigliane. C’do grup sjell si ne pajë, në dasmën e tijë, tematikën kulturore dhe ja transmeton të tjerëve. E motivojmë këtë atmosferë si një mision shkëmbimi, paralelizmi artistik dhe jo konkurim të mirfilltë. Nuk ka çmim individual, pasi ndividualiteti sjell tension, këtu mbizotëron idea :“Lëviz trupin tënd dhe zgjero horizontin” vazhdon Carlo Devote organizatori kryesor i aktivitetit “Festival internacional i të rinjëve.”

Dhe kjo funksionon shumë mirë pasi në folklor mbizotëron gustoja personale e publikut, nuk mund te bësh vlerësime individuale në një skenë ku shijohen ngjyrat apo nuancat e levizjeve, nuk je arbitër i ushtrimeve të mirfillta artistike si mund të konsiderojmë një konkurs të gjimnastikës ritmike, apo artistike, apo zhaner të tjerë që kanë kufijë vlersimi teknik. Në këtë festival, kaq domethënës, janë të perfshir 43 shtete dhe për ç’do vit të ftuar në Itali 7 prej tyre. Në komleks tre muaj në verë dhe dy javë për ç’do turn. Në këtë periudhë, në skenën e festivalit, u ngjit Shqipëria e përfaqësuar nga shkolla artistike, akademia “ Robert Radoja”. “Bashkpunimi ynë me vendin e shqiponjave ka filluar qysh ne 1999. Përse është zgjedhur Shqiperia? Për faktorin që ka një komunitet të jashtzakonshëm emigrues këtu dhe se folklori shqiptar ka rreflekse të motivuara zonash që e bëjnë të larmishme spetaklin. Eshtë patur parasysh, në zjedhjen e grupeve dhe të vendeve që perfaqsojnë profilin folkloristik, aspekti i nivelit ekonomik. Këtu qëndron edhe suksesi i këtij momenti. Sepse investon mbi një thesar kulturor i cili eshte më i pasur në vendet e varfra se ato të pasura. Nuk mund të gjesh folklor në Francë, apo në ndonjë vend tjetër me standart të lartë, sa mund ta gjesh p.sh në Gjorgji, Shqipëri etj. Mjafton të futesh në optikën e shfaqies, me syrin vëzhgues të një fotografi, apo me veshin e prehur të një dashamirsi të thjeshtë dhe skena të mbështjell në një vello nuseje si shallet e bardha dardhare. Eshte nje ylber natyror !» perfundon Carlo.

Poziconohem në një qoshe duke vëzhguar edhe lëvizjet e prapa skenës. Janë vajza e djem të moshave nga 7 deri ne 14 vjeç. Me bënë përshtypie si ndihmohen mes tyre edhe kur ndërrojnë kostumet. Janë nga vende të ndryshme, nuk dinë gjuhen e njëri – tjetrit por kuptojnë artin e tyre. Një urragan rinie me impulse patosi. Rritëm i mrekullueshëm në vallet Gjorgjane. Që kanë shumë forcë dhe përçojnë nganjeherë edhe tencion luftarak…..si thote edhe korografi i ketij grupi. “Eshtë forca e natyrës së historisë sonë”!

Sorkallet e Shqiperisë kanë një profil më elegantë. E lexon në hijeshinë e kostumeve të bukura që rradhë pas rradhe bëjnë sfilatën e zonave të ndryshme. Në qoshe të skenës arkitektia muzeale, kështu është një korograf për mua, e talentuara Lindita Kaimi. Eshtë për tu adhuruar mënyra profesionale me të cilën i ndjek me sy, hap pas hapi, lëvizjet e grupit në skenë. Dikush i afrohet, kërkon ndihmë ti rregulloi shaminë apo ti vë në flokë një karficë dhe ajo me durim i rregullon kornizën e bukurisë këtyre vajzave si shtojzavalle. Pastaj me shdërvjellësi i ndjek nën rritmin e valles që fillon. Aty e gatshme të bëjë një shenjë, hap korogrofije, apo lëvizje që nuk shkon.

“Nuk është e lehtë sepse kërkojnë të gjithë të njëjtën vëmendje. Por për ç’do herë që kemi këto kënaqësi ja vlen lodhia se shpërblehet në duartrokitje, ne besojmë në talentet e shkollës sonë “ thote ajo me sytë që i shkëlqejnë si feline ” Eshtë ç’do skenë që me jep dhe më transmeton kënaqësinë e punës që bëjë si korografe por ajo që më emocionon më shumë është saxhio qe zhvillohet ç’do fund viti ne skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit ku unë dikur kam kercyer edhe vete. Eshte si stafetë kjo gjë, dje hidhnja hapat unë… sot i mesoj lëvizjet e të madhit Panajot Kanaçi këtyre balerinëve me talent”

Dhe vërtet një faun që të mrekullon me lëvizje harmonike janë vajzat me kostume e bukura. Ngjiten në skenë mrekullitë e ngjyrave të valles së Tropojes, Dropullit, Festë të madhe ka sot Shqiperia. Valle të vlerësuara me çmimin « Gjerdani i artë” në France, te korografit Panaiot Kanaçit. Ashtu si vallija arbëreshe apo ajo vlonjate ku fustanellat rrotullohen në harqe margaritarë dhe me lëvizje dinamike toke. Polivalente, i motivuar, i talentuar ky grup për vetë faktin e larmisë edhe të korografive, që nxjerrin në pah një punë kolosale, që zhvillohet në këtë shkollë prej vitesh. Do të kisha dëshirë ti përmendia të gjithë me emer dhe mbiemër por pambundësia është reale. Shikoj tek vallëzon me shaminë e ngritur si në një baçe me manushqe, me veshiet lejla të Camerise, Rexhina Sinani. Apo nën ritmin që të lë pa frymë, në atë Spanjollen, Emanuela Velaj. Të thithin si manjet, këto lëvizje, se korografia Lindita ka vënë pasionin aty.

Në mbarimin të shfaqjes një dipllome e merituar nga Kryetari i Bashkise së qytetit të Langhiranos, komunitetit shqiptar dhe artistëve të rinjë që e përfaqësuan atë. Një grup i tillë i denjë të përfaqesoj folklorin shqiptare, në një festival i tillë, pati përkrahjen dhe lidhjen fillestare nëpërmjet drejtorit artistik të shoqates Scanderbeg korografit Albert Bekja si dhe me kemengulien e veçante të oraganizatorit të ngjarieve Durim Lika. “Patem përsëri probleme me vizat” më thote Durimi në një shperthim duartrokitieje entuziaste “Ambasada Italiane nuk i aprovoi vizen tetë femijëve për arsyje ekonomike familjare. Bëmë të pamundurën si shoqatë! Kemi jetuar emocion ndërkohë që trageti ishte nisur dhe këta femije momentin e fundit arriten ta merrnin vizën. U shoqëruan nga një varkë që arriti tragetin pak në distancë nga porti. Grupi duhet te ishte i gjithi dhe ashtu u be!Në ketë atmosferë të bukur feste duke kujtuar figuarën, me rastin e njeqind vjetorit të lindies, së nënë Terezës ndjehemi të gjthë të elektrizuar nga atmosfera e bukur që po na dhuron ky grup”

Me emocionoi ky fakt dhe tek po mbyllej mbremja që na dha kaq kënaqësi, në një shtrëngim dore me drejtorin artistik të shkollës, Thanas Gega, më erdhi natyrshëm ta pyesnja nëse i ndihmonin talentet që nuk kishin mundësi ekonomike të paguanin këtë shkollë. “Kjo është një qëndër kulturore dhe shkollë artistike e përgjithshme. Kuptohet që në mesimdhënie kemi profesioniste. Nuk meson vetëm baletin me zhanre të ndryshme por edhe shumë instrumenta muzikorë. Duke qënë unë një instrumentist i dikurshëm i dipllomuar në muzikë kuptoj mirë se ç’do të thotë pasion dhe talent për artin. Ndaj bëjmë të pamundurën që ti japim shtysë pozitive me të gjitha mundesitë që kemi edhe kujt nuk ka një pozicion ekonomik të mirë në familje. Pozitive fakti që është një shkollë ku diplloma njihet me liçencë shtetërore si nga Ministria e kulturës ashtu edhe ajo e arsimit ».

Eshtë bukur kur dëgjon fjalë të tilla se arti që perçon folklorin, siç e nënvizuam në fillim të ketij rreportazhi, është lidhje e vazhdueshme e një tabani popullor, kontribut në vlerë njerëzore.

Shkruar nga Anila Kadia        Redaktoi : Matilda Kuqi            cene-alb.com

Nëpërmjet fjalës së poetëve tanë…

FOTO © bajrak.wordpress.com

Të shtunën e kaluar, 20 shkurt 2010, në teatrin e vogël, por të çmueshëm “Il Vicolo”, që korrespondon me muret e parkut madhështor “Il Parco Ducale” të Parmës, u nis rruga e një eksperiencë të re. Bashkë me mushkëritë e blerta, të klimës antike të mesjetës së Maria Luixhës, dukeshës së Parmës dhe gruas së Napolon Bonapartit, vend i një historie dhe një kulture Parmixhane, e vlerësuar nga e gjitha bota, morën jetë kulturore edhe rrënjët e Shqipërisë!

Emocionuese mbrëmje teatrale e drejtuar nga regjisori Albert Bekja, me të talentuarin Indrit Cela, që zgjodhi dhe përgatiti të rinjtë e grupit teatral emigrantë në Parma, ne bashkëpunim të ngushtë me shkollën shqipe dhe fëmijët e talentuar të sajë. Një aktivitet domethënës, ku për çdo të shtunë, çdo komunitet i huaj paraqiti jetën dhe rëndësinë e artit skenik nga ku e ka prejardhjen. Midis tyre përmendim komunitetin grek, atë indian, afrikan, pasqyrë ngjyrash të tokës e popujve me veçanti kulture, stili dhe atmosfere. “Rrënjët nuk emigrojnë” një spektakël, në programin e shoqatës “Scanderbeg”, që mori jetë me provat e shumta në ambientet e shkollës shqipe “Instituto Alfieri” i Corpus Domini. Fillimisht, me pasiguri, eksperiencë e parë, e natyrshme mëdyshja e realizimit të një pjese të përkryer. Por, në realitet, talenti i një artisti që asnjëherë nuk ka ndaluar të besojë në vërtetësinë e idesë artistike të tij, kalon çdo pengesë emotive. Kështu, mund ta paraqesë me dy fjalë ëndrrën e Albertit, energji pozitive dhe krijimtari e bukur për të arritur një spektakël teatral me dinjitet!

Një ngjarje skenike teatrale dhe muzikore, e ambientuar në një familje emigrante shqiptare, në Parma. Ardhja e gjyshit nga Tirana, komunikimi me mbesat që janë rritur dhe lindur në Itali. Hapet perdja e kadifes së teatrit si hapja e një faqeje libri, ku janë shkruar shumë jetë emigrantësh, shumë realitete, ndoshta edhe të injoruara, por që kanë transmetuar oksigjen në mushkëritë e qyteteve të huaja, kanë dhënë fluksin e energjisë së shpatullave, të sakrificave të përditshme, të mbijetesës përtej kufijve, pa harruar asnjëherë tokën ku ju kanë mbetur rrënjët. Kështu nis të fryjë fllad komunikimi me publikun që u elektrizua nga emocioni. Debora Lika, Esmeralda Spahiu, Jora Ndreu, Gianet Paja, në rrolet e mbesave, me dialogun në gjuhën shqipe edhe se kanë lindur dhe janë rritur në Itali, i dhanë një konform mësimit të gjuhës amtare me interpretimin e tyre të shkëlqyer! Po ashtu, Roni, Sindi dhe Flavio Karamito me poezitë. Fjala poetike e rilindësve tanë, paralelisht me poezinë italiane, si një sinjal integrimi dhe respektimi kulturor, si dhe ajo e shkruar nga talente të rinj të penës shqiptare këtu, shembulli i studentes, Denada Alimadhi, të interpretuara me ëmbëlsi dhe pasion nga Anisa Vokshi, Marsida Narta, Dritan Dardha, Jonida Dervishhasani si dhe këngët italiane të interpretuara aq bukur nga Enfrid Bekja dhe Tania Galante, injektuan në sallën e vogël vëmendje dhe entuziazëm me duartrokitje të shumta. Atmosfera artistike vuri theksin edhe mbi pavarësinë e Kosovës. Si pjesë e atyre rrënjëve që shekujt dhe ngjarjet nuk munden t’i shkulin asnjëherë nga identiteti i kombit shqiptar. Nuk mund të lë pa përmendur profesionalitetin në zgjedhjen e muzikës, të sfondit skenik të teatrit dhe të intensitetit efekt ngjyrash dhe drite, si gjithmonë të përzgjedhura me shije, nga imprenditori, informatiku i talentuar, ish-presidenti e shoqatës “Scanderbeg”, Durim Lika. Si dhe fotografinë dhe videot artistike të publikuara rreth aktiviteteve shqiptare këtu, nga Tonin Bajraktari.

E fillova këtë reportazh me frymëmarrjen e gjelbër të historisë së Parmës, pa harruar ritmin e valles sonë. Një flutur e skenës shqiptare, profesionistja Lindita Sota Bekja, e shoqëruar nga valltari diletant, Spartak Dedja, duke harmonizuar në lëvizjet e saj profesioniste, solli tek ne çdo ëndërr dhe kujtim të bukur që i bashkëngjitet memories sonë. Kostumet dhe këngët tona popullore, gjuha shqipe, aktorialiteti me pasion, puna e një grupi të bashkuar që beson në idetë dhe i realizon ato së pari për kënaqësinë thjesht personale, pa dyshim, arrin rezultatin e një suksesi!

Nga Anila KADIJA – Zv/presidente e shoqatës “Scanderbeg” per gazeten REPUBLIKA

Una grande festa per tutta la comunita’ albanese di Parma

Domenica 7 giugno 2009, l’associazione albanese “SCANDERBEG” di Parma ha organizzato per il terzo anno consecutivo la festa nazionale del bambino alla “Casa nel parco”, uno spazio incantevole di aggregazione e scambi culturali. IMG_3174

Tra canti, balli, giochi, recitazioni, interpretazioni con pianoforte e violino, tutti hanno avuto modo di confrontarsi in diverse discipline, dando vita ad un pomeriggio all’insegna della gioia di vivere insieme come in una grande famiglia. Una grande festa per riaffermare che i bambini sono uno dei valori della comunità. “Una collaborazione eccellente da tutto lo staff organizzativo” afferma il presidente dell’associazione Durim Lika, e con il Comune di Parma che ha concesso gratuitamente la “ Casa nel parco”.
I bambini hanno preparato un piccolo spettacolo artistico molto divertente con danze popolari e contemporanee hip-hop, con canti e poesie in lingua albanese e italiana. I piccoli artisti avevano una grande voglia di vincere, perché sarebbero passati al vaglio di una giuria composto da artisti albanesi: la presidente, Naile Vathi, cantante lirica, Lindita Bekja, ballerina di danza popolare, Aiet Ndreu, nonno brillante, e Lefter Shtembari, pittore. Non poteva mancare alla festa, una persona speciale ed importante, che segue con attenzione e stima le iniziative dell’associazione, la consigliera Gabriella Biacchi.

Inoltre ha onorato questa occasione di incontro una coppia di origine arberesh che vive a Parma. La bella musica ha coinvolto tutti in questa festa multietnica in cui erano presenti i tanti bambini italiani e di altre nazionalità che fanno parte del centro giovanile gestita dalla cooperativa. Meravigliosa l’idea della sfilata accompagnata dalla melodia di un violino nelle mani di un talento giovanile come Saide. È stato emozionante sentire Enfrid mentre cantava e suonava con la chitarra. Vedere Esma in una performance magnifica di ballo. Il piccolo Deni che con il pianoforte ha vinto la grandezza di amare l’arte cosi per caso.

Sono stati loro a colorare il pomeriggio con la loro voglia di trasformare ogni passione in esibizione perfetta, in attesa di un premio simbolico ma importante. Gessica, Janet, Giulia, Esmeralda, Debora, Jora, Kledi, Fisnik, Rahman, il piccolo Flori come tanti fiori sparsi nel giardino componevano una girandola di emozioni. Ha suscitato molto interesse la mostra allestita in un’ ambiente della Casa. Dipinti semplici e particolari che si abbinavano con le tematiche della festa, disegnati da Muhamed, Rahman, Esmeralda, Flori, Iris, Xhulia, Jora, Kristian.

Al termine, tra corse con i sacchi e altri giochi popolari, un’abbondante merenda, pane, nutella ed amore, a fare da padrone della giornata sono stati i sorrisi! Come sempre, con aiuto degli sponsor, “Tringa comunicasi on Vision Plus”, “Alan Trasport”, dita “Lira” ed “Albacomputer”, tutti hanno avuto premi e regali per la bravura e la partecipazione! Questa volta l’associazione ha regalato tantissimi libri, all’insegna della cultura e della scuola. Inoltre, è stata un’opportunità per valorizzare e mettere in evidenza uno degli obiettivi da raggiungere entro settembre, quello dell’insegnamento della lingua albanese ai bambini nati in Italia. Perché sono i nostri figli che rappresentano il futuro della nostra società nella dimensione più autentica.

per : http://albanianews.it/cronaca/100609-una-grande-festa-per-tutta-la-comunita-albanese-di-parma

Iscriviti

Get every new post delivered to your Inbox.